
Fero Line

Adresa:Rruga Siri Kodra, (tek frigoriferi i madh) Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
Fero Line operon në tregun shqiptar prej më shumë se 20 vitesh në sektorin e ndërtimit, duke ofruar zgjidhje të avancuara në sisteme alumini dhe plastike, si: dyer, dritare, vetrata, grila, fasada xhami dhe kangjella alumini.
1. Shërbim i personalizuar – Çdo klient përfiton mbështetje të plotë dhe profesionale, që nga këshillimi në sallën ekspozuese, deri te kuotimi përfundimtar. Një kontakt fiks kujdeset për të gjitha nevojat teknike dhe komerciale të klientit.
2. Ekip i specializuar – Instalimi realizohet nga një ekip i kualifikuar, ndërsa stafi i shërbimit siguron që çdo produkt i porositur të përmbushë pritshmëritë e klientëve dhe të përshtatet në mënyrë optimale me projektin.
Fero Line është e përkushtuar të bëhet një lider në industrinë e ndërtimit, me synimin për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Suksesi i kompanisë ndërtohet mbi bazat e cilësisë, investimeve të vazhdueshme dhe përdorimit të teknologjive më të reja.
Vlerat që udhëheqin Fero Line:
1. Udhëheqja – Guximi për të krijuar një të ardhme më të mirë
2. Bashkëpunimi – Komunikim efektiv dhe përgjegjësi në çdo situatë
3. Cilësia – Angazhim maksimal për produkte dhe shërbime të nivelit më të lartë
4. Synimi – Vëzhgim i vazhdueshëm i pritshmërive dhe nevojave të klientëve
5. Misioni: Të ofrojmë një platformë të përshtatshme për të gjitha ndërtimet dhe shërbimet përmes projektimit, zhvillimit dhe dorëzimit me komunikim dhe bashkëpunim të suksesshëm.
Çfarë ofron
Fero Line paraqitet në treg me produkte dhe shërbime që respektojnë standardet më të larta europiane, duke garantuar cilësi të lartë në çdo fazë të prodhimit dhe përpunimit të materialeve. Materialet që përdoren karakterizohen nga fortësia, konstruksioni i qëndrueshëm, ngjyrat e qëndrueshme, si dhe një përpunim teknik i saktë, pa devijuar nga parametrat e rekomanduar dhe pa abuzuar me trashësinë e profilit, cilësinë e aksesorëve apo të xhamit.
Kompania është e pajisur me makineri profesionale të gjeneratës së fundit për përpunimin e aluminit dhe PVC-së. Aktualisht, kapaciteti i prodhimit arrin deri në 1,200 m²/muaj, me produkte përfundimtare të gatshme për montim.
Vitet e fundit, Fero Line ka zgjeruar ndjeshëm gamën e produkteve, duke ofruar:
- Sisteme alumini të avancuara
- Profile termoizoluese PVC në ngjyra të ndryshme dhe me efekt druri
Produktet kryesore që do të gjeni tek Fero Line përfshijnë:
- Dyer dhe dritare (alumin dhe PVC)
- Fasada xhami
- Grila mbrojtëse
- Dyer të jashtme dhe të brendshme
- Dyer dhe dritare me palosje
- Kangjella alumini
- Xhama të përpunuar
- Mbulesa dhe tenda
- Rrjeta kundër insekteve
- Punime të ndryshme me përpunim të personalizuar
Shërbimet që ofron Fero Line për çdo projekt përfshijnë:
- Matje të hapësirave në objekt
- Projektim të fasadave dhe hapësirave
- Vizualizime paraprake të objektit
- Mbikëqyrje teknike të punimeve
- Montim profesional të dritareve dhe fasadave
- Shërbim pas-shitjes dhe mirëmbajtje afatgjatë
Shërbime
Dyer xhami

Dyer dhe vetrata alumini me xham
Dyer dhe dritare plastike

Dyer dhe dritare alumini te ftohte

Dyer dhe dritare alumini me dru

Xhama te temperuar

Xhama me ngjyre dhe me dekor

Veshje termoizoluese me kompozit panel

Veshje me flete alumini per siperfaqe te ndryshme

Veshje me alukobond me fuge dhe forma te ndryshme

Veshje konstruksionesh metalike me kompozit panel

Thyerse dielli me profile alumini

Thyerese dielli brisole

Kangjella alumini inoxi dhe xhami

Grila te motorrizuara

Grila persiane imitacion druri
Grila role alumini dhe plastike

Fasada strukturale
Fasada gjysem strukturale

Dritare plastike Salamander

Dyer dritare alumini termoizoluese

Dyer dritare alumini termike

Veshje me alukobond

Veshje me flete alumini

Fasada me alumin

Mbulese xhami per ambjente te jashtme

Hijezues dielli

Strehe xhami me aksesor inoksi

Mbulesa xhami

Tenda dielli

Kabina dushi me porosi

Aksesore inoksi per punime xhami

Dyer druri, tamburato te brendshme

Grila veneciane te jashtme dhe te brendshme

Dyer te blinduara

Fasada me kapje spider

Grila veneciane te brendshme

Qepena per garazhe, dyqane dhe bare

Sisteme alumili

Veshje me kompozit panel
Katalogu

Historiku
Shoqeria FERO LINE është themeluar në vitin 1995 dhe ka filluar veprimtarine e saj si nje dyqan i vogel per prodhimin e dyerve dhe dritareve alumini ne Tirane nga një grup profesionistësh të kualifikuar. Në vitet 2000 “FERO LINE” në bashkëpunim me partnerë të huaj fillon importin e profileve te aluminit duke qenë kështu një nga distributorët më të fuqishëm në vend. Me rritjen e kerkeses se tregut si ne sasi dhe cilesi “FERO LINE” beri te mundur ngritjen e nje fabrike me makineri te teknologjise se fundit duke zgjeruar kështu aktivitetin dhe duke ofruar shërbime në të gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë.
Punë të kryera

Fakulteti i Drejtesise Tirane

Gjykata e Durresit

Condor Center

Kompleksi Lugano

Qendra Spitalore Nene Tereza

Porti Durres

Akademia e rendit Sauk Tirane

Fakulteti i Ekonomise Korce

Fakulteti i Shkencave Mjekesore Tirane

Objekt ne ish bllokun udheheqes Durres

Pallat ne Linze Tirane

Pallat te Liqeni Tirane

Papafingo ne shtepi private Berat

Vetrata te Liqeni i Thate Tirane

Vile ne Selite Tirane

Mbyllje tavanore me kupole xhami 320 m2. Bussines Center PAJTON

Pajtoni center Dyer xhami automatike

Pvc Salamander dhe grila Persiane

Restorant Detari

Punime Green Coast

Godine 21 dhjetori

Green Coast Palase, Vetrate Panoramike

Palase, Parapete xhami

Punim kabine dushi me xham te temperuar dhe inoks
Projekte

Green Coast
Partnere









